Transmetuar më 04-04-2020, 21:59

Konfirmohen 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në këtë vend.

Gjithashtu sipas njoftimit thuhet se janë shëruar 7 pacientë.

Rastet e fundit pozitive në Kosovë, janë raste kontakti, 2 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë-Malishevë, 1 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe 1 e karantinuar.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar gjithsej, 140 persona, 23 janë shëruar dhe një ka vdekur.

Njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .

Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve” thuhet në njoftim./a.k/noa.al/