Transmetuar më 04-04-2020, 20:35

Një shqiptar në Itali ka dhënë një shembull mjaft pozitiv në këto kohë të vështira, shkaktuar nga koronavirusi.

Shqiptari Edmond Prenga, 39-vjeç, pronar i një furre në Romë, po jep kontributin e tij për më të nevojshmit me një mesazh: “Nëse ju nevojitet, kjo është për ju”.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Romah24”, kushtuar shqiptarit që është vetëofruar me zemër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Arsyen e këtij aktit të madh humanizmi na e shpjegon vetë Edmondi:

“Kam perjetuar urinë. Mbërrita në vitin 1998 në Itali pa asnjë para në xhep. Unë këto probleme i njoh mirë. Kështu vendosa të lija jashtë pakot me bukë, duke i varur në ndarëset e trotuarit nga makinat, sepse mendova se njerëzve u vjen turp të kërkojnë për të ngrënë, dhe që do të ishte mirë t’ua lija mënjanë””, ka thënë ai.

22 vite më parë, siç tregon ai, Italia e priti mirë. E ushqeu. Dhe tani, ai dëshiron të përgjigjet:

“U rritëm me mitin e Italisë, që fëmijë në Shqipëri ëndërronim të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë”, thotë Edmondi.

Edmond Prenga është pronar i furrës Bon Pan në Romë./a.k/noa.al/