Transmetuar më 04-04-2020, 20:11

Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj se personat me sëmundje zemre duhet të kenë kujdes me koronavirusin pasi kanë rrezik potencial.

Brokaj u shpreh se ky është një virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës.

“Edhe virozat e zakonshme mund të japin probleme tek zemra.

Raste të tilla kemi pasur unë dhe kolegët e mi me përvojë. Ky virus është shumë agresiv dhe shumë shkatërrues në qelizat muskulare të zemrës.

Shumë persona me zemër më kanë pyetur për situatën”, tha Brokaj në “Kjo Javë”./a.k/noa.al/