Rritet frikshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoni, 5 viktima në orët e fundit
Transmetuar më 04-04-2020, 15:53

Rritet frikshëm numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë viktima të reja.

Ndërkohë konfirmohet se po gjatë kësaj kohe, kanë rezultuar 53 raste të reja të prekurish me Covid-19.

Me këto shifra shkon në 483 numri total i të infektuarve dhe në 17 ai i viktimave.

Sipas qyteteve ndarja e rasteve të të prekurve të fundit është 13 në Shkup, 14 në Strugë, 8 në Kumanovë, 5 në Shtip, 2 në Tetovë, 6 në Koçan dhe 1 në Veles. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...