Transmetuar më 04-04-2020, 14:59

“Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se ‘nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

Kështu thotë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shton se e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët.

Sipas tij ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët:

-Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

– Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketës së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

– Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra familje e pensionistë, që janë në kufijtë e mbijetesës.

Në vijim deklaron se ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë dhe se shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE