Transmetuar më 04-04-2020, 12:11

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se pacienti që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Infektiv, mjekohej edhe me hemodializë.

Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipërikt duke e çuar numrin e përgjithshëm në vendin toënë në 333 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 157 raste, Durrës 33 raste Lushnje  5 raste, Elbasan 9 raste, Fier 25 raste, Kavajë 8 raste, Rrogozhinë 4 raste, Korçë16 raste, Vlorë 5 raste, Shkodër 31 raste, Lezhë 14 raste, Berat 1 rast, Has 9 raste, Krujë 5 raste, Tropojë 4 raste, Pukë 4 raste, Mirditë  3 raste./b.l/noa.al/