Transmetuar më 03-04-2020, 08:40

Një test i tretë për koronavirusin ka rezultuar pozitiv për Oriana Sabatinin, e fejuara e yllit të Juves, Paulo Dybala.

Rasti i bukuroshes argjentinase Sabatini, po konsiderohet mister më vete. Më 21 mars ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19 së bashku me partnerin Dybala.

Më 31 mars, testi i dytë e nxori negative Orianën. Më 2 prill testi i tretë del sërish pozitiv, citon e përditshmja italiane "Corriere", pohimin e Sabatinit.

"Domethënë unë jam sërish me koronavirus. Nuk po kuptoj si funksionon me këtë virus. Nuk e di pse më parë dola negative dhe tani sërish pozitive" thotë Sabatini. /a.m/noa.al