Transmetuar më 02-04-2020, 21:38

Në këto ditë të vështira për të gjithë botën, ku COVID-19 po "izolon" çdo ditë me mijëra njerëz, duket se më pak të shqetësuar janë fëmijët e pasur nëpër Instagram.

Nga fotot e publikuara në faqen “Rich Kids of Instagram”, shihet se ata vijojnë normalisht jetën e tyre luksoze.

Kjo pasi ata kanë avionë e jahte personale dhe mund të shkojnë ku të duan, pa pasur frikë se mund të infektohen.

Madje edhe maskat i kanë porositur të kushtueshme, nga firmat luksoze të modës, Louis Vuitton apo Fendi.

Shihni disa nga fotot e tyre publikuar në rrjetet sociale.