Transmetuar më 02-04-2020, 21:09

Një tjetër lajm i gëzueshëm vjen nga spitali Infektiv, atje ku trajtohen të sëmurët me COVID-19. Pas 5 pacientëve që lanë spitalin, edhe një çift të moshuarish nga Korça janë shëruar.

Nënë Sanija dhe gjysh Izedini çifti i të moshuarve nga Korça, që erdhën në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, sapo kanë lënë spitalin të shëruar.

Ka qenë vet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që ka dhënë lajmin e mirë. Sipas saj, deri më tani janë shëruar 76 persona që u prekën nga koronavirusi./b.l/noa.al/