Transmetuar më 02-04-2020, 16:11

Kastro Zizo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se albumi i tij i ri me titull “Karantina” është gati. Ky album do të publikohet të shtunën, pra më 4 prill në orën 00:00.

“Nuk dua të zgjatem ne fjalime të mëdha. Di t’ju them që është një album totalisht ndryshe nga çfarë keni dëgjuar nga unë apo nga muzika që qarkullon vërdallë.

Ditën e shtunë ora 00:00 është në të gjitha platformat net. Një bashkëpunim që erdhi natyrshëm në këto kohë karantine me super talentin @vinsmoker.

Një bashkëpunim me @loudcommedia për shpërndarjen në çdo vesh të botës”, ka shkruar këngëtari poshtë postimit të bërë në Instagram./b.l/noa.al/