Transmetuar më 02-04-2020, 11:11

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë i’u përgjysmohet paga për tre muajt e ardhshëm.

Vendimi u mor ditën e sotme nga Byroja e Kuvendit, e mbledhur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi virtualisht.

Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE