Transmetuar më 01-04-2020, 22:19

Një histori motivuese e një çifti të fejuarish na vjen nga spitalet Italiane, të cilët po përballen çdo ditë me një situatë të pazakontë, krijuar nga koronavirusi.

Të fejuar prej 10 vitesh dhe në plan për tu martuar, Domenico De Padova dhe Silvia Rosati, janë dy infermierë që punojnë në spitalin e Andrias në Puglia.

"Mbizotëron dëshira për tu takuar në fund të turnit për një ledhatim me të gjitha masat, dëshira për ta forcuar më shumë lidhjen në këto momente shumë të vështira, por edhe frika e përditshme e infektimit dhe të mos kemi mundësi të takohemi në darkë", tregojnë ata.

Të dy janë bërë "të famshëm" edhe nga një foto që Domenico ka publikuar në Facebook të një puthjeje të shkëmbyer nëpërmjet maskave dhe dedikimi që i ka kushtuar partneres:

"Çdo sfidë nëse ndahet në dy është më e lehtë. Ne bashkë kemi fituar gjithmonë. Të dua".Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/