Transmetuar më 01-04-2020, 20:50

Një fotografi ku shfaqen dy të moshuar ka emocionuar jo pak.

Gjatë karantinës një burrë në moshën 92-vjeçare shihet teksa i lyen flokët gruas së tij, në Izrael.

Ajo që ka postuar foton në Facebook ka qenë mbesa e çiftit.

Krahas fotos ajo shkruan:

"Gjyshi im kujdeset në çdo situatë që gjyshja ime të ndihet e kuruar. Nuk shihen gjëra të tilla çdo ditë".

Fotografia është shpërndarë dhe komentuar nga miliona njerëz në të gjithë botën./a.k/noa.al/