Transmetuar më 01-04-2020, 20:56

Shumë agjenci funerale në zonën e Kampanjës, në shtetin fqinj po refuzojnë të ofrojnë shërbimet e tyre për shkak të frikës së infektimit nga virusi COVID-19, që e ka bërë Italinë vendin më të goditur në Evropë me mbi 110 mijë të prekur dhe mbi 13 mijë të vdekur.

Reagimet në këtë rajon të Italisë kanë qenë të shumta dhe shumë zyrtarë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore dhe qendrore.

Ata kërkojnë shmangien e një kolapsi të mundshëm të sistemit si rrjedhojë e këtij refuzimi që po bëjnë një numër i konsiderueshëm i agjencive funerale për të ofruar shërbimet e tyre, nga frika e infektimit. /e.i/noa.al/