Transmetuar më 01-04-2020, 20:29

Këngëtari i njohur korçar Stefi Prifti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se tani po fillon lufta e vërtetë ku sipas tij përveç virusit po troket dhe uria.

Ai ka treguar historinë e dhimbshme se teksa kishte dalë të bënte pazar ditën e sotme, një vajzë i kishte kërkuar 200 lekë për të blerë qumësht e niseshte për fëmijën 10 muajsh.

Ai tregon se është ndjerë i prekur nga kjo situatë.

“Tani filloi lufta! Veç virusit po troket uria! Dola për disa pazare të vogla dhe sot për herë të parë pashë, se shumë pak njerez blinin! Ndoshta edhe shiu bën të vetën.

Pranë shtëpisë më flet një vajzë: “Zotëri, mund të më japësh 200 lekë?! Kam një vajzë 10-muajshe dhe nuk kam qumësht, niseshte apo miell për t’i bërë çëçen!”

U preva! U preka…! Me keqardhje them, lufta filloi! Zoti të na ndihmojë në këtë rrugëtim sakrificash’, lutet artisti i mirënjohur./a.k/noa.al/