Transmetuar më 01-04-2020, 20:00

COVID-19: Ylli i Hollivudit shpjegon pse duhen dëgjuar ekspertët

Aktori i njohur i Hollivudit, Mat Dejmon ka postuar një video në rrjete sociale, me anë të së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm për publikun e gjerë.

Në këtë video, ylli i kinemasë hollivudjane, i cili ka luajtur në filmin “Infektimi (Contagion 2011)”, rrëfen se virusi me të cilin po përballet bota mbarë sot është një virus ndaj të cilit askush nuk ka imunitet.

Sipas tij, bota ka kaluar viruse të shumta gjatë historisë së saj dhe se njerëzimi gjithmonë ka ditur të dalë më i fortë pasi e ka mposhtur atë.

Kësisoj, ai është i bindur se njerëzimi do të fitojë edhe ndaj virusit COVID-19. Por që dita e fitores ndaj virusit të mos jetë e largët, aktori i njohur shpjegon se njerëzit kanë një armë shumë të fortë në dorë dhe kjo armë është distancimi social dhe zbatimi i udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet.

"Contagion" star Matt Damon explains why we must listen to the experts.

Publiée par ATTN: sur Lundi 30 mars 2020

Dejmon ka një mesazh mjaft të rëndësishëm edhe për të rinjtë, duke i këshilluar ata që të mos mendojnë se ky virus është si një grip i zakonshëm për ta, porse 40% e personave të hospitalizuar për shkak të infektimit të virusit janë nën moshën 55 vjeç. /e.i/noa.al/