Transmetuar më 01-04-2020, 19:00

Një grua është gjobitur për shkelje të masave të koronavirusit në Britani dhe është përballur me një gjobë të majme.

Marie Dinou, 41 vjece nga Jorku u kap në Stacionin Hekurudhor të Neëcastle. Gjykata i vendosi 660 paund gjobë duke u bazuar tek akti normativ i vendosur nga qeveria britanike në kuadër të situatës së Covid-19.

Ajo u arrestua pasi nuk i tregoi policisë për cfarë kishte thyer rregullat, raporton BBC.

"Në këtë rast, oficerët bënë maksimumin e tyre për të kuptuar Marie. Unë mund t’ju siguroj se ne nuk do të donim të ndërmerrnim një masë të tillë", tha ndihmës shefi i policisë britanike të transportit, Sean O’Callaghan.

Njerëzit që thyejnë rregullat e përcaktuara në legjislacionin e urgjencës dhe nuk arrijnë të japin një justifikim të arsyeshëm rrezikojnë të akuzohen për një vepër penale./a.m/noa.al