Transmetuar më 01-04-2020, 18:18
Lombardia vijon të mbetet rajoni më i prekur në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 394 viktima duke e çuar në total 7593 numrin e vdekjeve në këtë rajon.
Ndërkohë janë regjistruar 1565 raste të reja duke e çuar në 44773 numrin total të të infektuarve në Lombardi.
Raportohet se 1342 pacientë janë në terapi intensive me 18 pacientë të shtuar ditën e sotme. Ata mbahen me frymëmarrje të drejtuar.
Sakaq, janë shëruar orët e fundit 550 vetë, kurse ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore edhe 11927 të tjerë. /a.m/noa.al