Transmetuar më 01-04-2020, 17:19

E gjithë bota është në panik për shkak të pandemisë së koronavirusi, kura e së cilës nuk është gjendur akoma dhe regjistrohen çdo ditë mijëra vdekje.

Një ekspert mjekësie në Pekin ka dhënë një lajm të mrekullueshëm sa i përket fundit të pandemisë.

Zhong Nanshan, lideri i ekipit të ekspertëve për krizën e koronavirusit tha se pika e kthimit do të arrijë në fund të këtij muaji. Epidemiologu 83-vjeçar tha se Kina nuk do të ketë një valë të dytë të fuqishme infeksionesh për shkak të sistemit të monitorimit.

Në një intervistë për televizionin Shenzhen, epidemiologu tha: "Për tu përballur me koronavirusin i cili është një infeksion i rëndë dhe ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë, ka dy metoda.

Njëra është të shtypësh shkallën e transmetimit në nivelin më të ulët dhe të ndalosh përhapjen e tij, dhe pastaj të blesh më shumë kohë. Tjetra është të vonosh trnsmetimet dhe të zvogëlosh numrin e pacientëve me anë të disa metodave. Pasi shumë vende kanë vendosur masa të forta, vlerësoj se rreth fundit të prillit, numri i rasteve të reja të konfirmuara do të bjerë. "

Zhong Nanshan theksoi se nuk ka asnjë provë që personat e infektuar por pa shenja të sëmundjes, arrijnë ta transmetojnë në masë të gjerë koronavirusin./a.m/noa.al