Transmetuar më 01-04-2020, 17:07

Gjermania pavarësisht se është shteti i pestë për të infektuar nga koronavirusi po e menaxhon krizën ndryshe nga Italia dhe Spanja.

Vetëm 46 viktima ka shënuar Gjermania në 24 orët e fundit teksa ka shënuar 2 mijë e 700 të infektuar.

74 mijë raste të konfirmuara ka gjithsej Gjermania dhe pse kjo shifër përkon afër asaj të Kinës që prej javësh ka 81 mijë të infektuar, shumica e të cilëve të shëruar.

Ajo çfarë është lajm i mirë nga Gjermania është se koronavirusi ka vdekshmëri të ulët në këtë vend pasi 10 në 1 milionë banorë deri tani kanë humbur jetën nga ky virus.