Transmetuar më 01-04-2020, 16:15

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokalet dhe restorantet apo dhe lëvizja e qytetarëve.

Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në afat të papërcaktuar.

Në vendim thuhet se data 3 prill zëvendësohet me togëfjalëshin “deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.

Urdhërat që ka firmosur Ogerta Manastriliu?

-Asnjë aktivitet publik dhe jopublik, në ambiente të hapura apo të mbyllura nuk do të lejohet. Këtu përfshihen të gjitha ato subjekte dhe kategori që u prekën nga urdhri i 8 marsit të muajit të kaluar si bizneset e vogla dhe të mëdha me disa përjashtime, lokalet, restorantet etj.

Shkollat dhe instituconet arsimore do të vijojnë mësimin online pasi nuk do të jetë 3 prilli data e fillimit të shkollës.

-Po ashtu edhe klinikat dentare do të jenë të mbyllura pas 3 prillit kurse spitalet publike dhe jopublike nuk do lejojnë të kryejnë operacione kirurgjikale.

-Nuk do të lejohen grumbullimet masive në ambientet të hapura dhe të mbylluar kurse siç e paralajmëroi edhe Rama Komisionet e vlerësimit të KEMP-it nuk funksionojnë por qytetarët që nuk kanë mundësi të paraqiten do të vijojnë të marrin pagën e paaftësisë për punë./b.l/noa.al/