Transmetuar më 01-04-2020, 14:57

OBSh ka njoftuar se simptomat e koronvirusit janë ethet, kolla e thatë, temperatura, këputja dhe vështirësia në frymëmarrje. Por shkencëtarët e Kolegjit King në Londër kanë zbuluar një tjetër simptomë që lidhet me formën e butë të infeksionit.

Pacientët që rezultojnë pozitiv ndaj Covid-19 humbasin shqisën e nuhatjes dhe shijimit. Ekipi i shkencëtarëve krijoi një aplikacion ku njerëzit mund të regjistroheshin për të treguar shenjat e tyre.

Nga 1.5 milionë njerëz, 59% humbën nuhatjen dhe shijen, e më pas rezultuan pozitiv ndaj infeksionit që ka prekur të gjithë botën, raporton e përditshmja britanike TheSun.

Vetëm 18% dolën negativë pasi raportuan për këto simptoma në aplikacionin ‘Covid Symptom Tracker’.

Studiuesit thonë se raportet e ketyre shenjave janë parashikim më i fortë për tu vetëdiagnostikuar para se të fillojë temperatura.

Tani kanë krijuar model që përmban një kombinim simptomash, duke përfshirë humbjen e nuhatjes dhe shijes, ethe, kollë të vazhdueshme, lodhje, diarre, dhimbje barku dhe humbje të oreksit.

Ata arritën në përfundimin se parashikuesi më i fortë është humbja e erës dhe shijes./a.m/noa.al