Transmetuar më 01-04-2020, 14:41

Koronavirusi mund të mbetet, të paktën në disa raste në pështymën dhe fekalet e pacientëve të shëruar, edhe kur tamponi rezulton negativ.

Është kjo ajo që thuhet në një studim kinez të Pechin Ditan Hospital të Capital Medical University, i botuar në revistën shkencore ‘Annals of Internal Medicine.

Ky studim sugjeron masa të reja dhe më të zgjatura izolimi, edhe pas rezultateve negative të tamponëve të pacientëve.

Ekspertët analizuan kampionet e pështymës dhe fekaleve të 133 pacientëve të shtruar në spitalin kinez, ku u befasuan nga rezultatet.

Për 22 nga pacientët e monitoruar, analiza e fekaleve dhe pështymës rezultoi pozitiv, me prani koronavirusi edhe pas 39 ditësh nga testi që kishte dalë negativ.

Studiuesit thonë se do të zgjerojnë fushën e tyre të studimit për të kuptuar nëse të shtruarit nga virusi mbeten ende të prekur nga Covid-19. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE