Transmetuar më 01-04-2020, 14:24

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga problemet lidhur me koronavirusin, është emergjenca e endacakëve.

Në këto momente të vështira për vendin, numri i të pastrehëve në rrugë në zonat e mëdha, rritet në mënyrë shqetësuese.

Në Los Angeles, po zhvillohen fjetore të vërteta në qiell të hapur. Shpesh bëhet fjalë për persona me probleme mendore, varësi nga alkooli dhe droga, por një pjesë endet rrugëve edhe prej problemeve ekonomike.

Pandemia ka nisur të shënojë viktima, kështu që autoritetet po marrin masa.

Në Las Vegas, në shtetin e Nevada, janë bërë vijëzime të bardha brenda një parkimi, ku janë pozicionuar endacakët.

Në çdo vijëzim duhet të qëndrojë një i pastrehë, pasi në një nga strukturat ku ndodheshin rezultoi një rast pozitiv me Covid-19.

Fotografitë e të pastrehëve në parkingun e Cashman Center u publikuan në rrjetet sociale dhe po bëjnë xhiron e botës. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE