Transmetuar më 01-04-2020, 14:26

Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, u rekomandua që njerëzit të kujdeseshin më shumë se kurrë për higjenën personale duke larë shpesh duart për 20 sekonda.

Pati shumë persona që zgjodhën pijet alkoolike për ti konsumuar apo dezinfektuar duart. Ata e konsideronin si mënyrë që largon virusin Covid-19, por një epidemiolog shqiptar nga Hungaria ka rrëfyer se kjo vetëm e përkeqëson shëndetin.

Epidemiologu Erand Llanaj hodhi poshtë të gjitha teoritë se rakia apo uiski e mposhtin koronavirusin.

“Gruaja ime punon në departamentin e mjekësisë parandaluese dhe bën studime për alkoolin dhe pasi kemi bërë disa prova. Kemi marrë raki nga Shqipëria për ta testuar dhe rakia e Shqipërisë shkon diku tek 53 përqind, mirëpo ajo që duhet për të vrarë virusin duhet të jetë mbi 70 përqind. Të jeni të sigurt që të pirit raki apo uiski është një budallallëk madje mund të vendoseni në rrezik për jetën”, tha mjeku për Ora News.

Epidemiologu theksoi se alkooli ul imunitetin dhe i lë hapësirë koronavirusit që të prekë më shpejt organizmin. Pacientët me sëmundje kronike janë më të rrezikuar nëse zgjedhin konsumimin e alkoolit në vend të trajtimit mjekësor./a.m/noa.al