Transmetuar më 01-04-2020, 13:12

Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave në botë nga koronavirusi, ku nuk kanë munguar rastet e infeksionit tek mjekët dhe infermierët.

Për këtë arsye, maskat dhe veshjet mbrojtëse janë tepër të rëndësishme. Por është bërë një gabim nga Mbrojtja Civile në dërgimin e maskave për mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Ky është ‘aksidenti’ i dytë pasi u dërguan maska të papërshtatshme në spitale, gjë që shkaktoi zemërim tek drejtuesit e institucioneve rajonale.

Në një email, presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhërave Mjekorë, Kirurgëve dhe Stomatologëve Filippo Anelli, thotë se:

"I ngarkuari i jashtëzakonshëm i emergjencës epidemiologjike sapo më ka informuar se maskat që janë në gatishmëri me elementin e sigurisë Ffp2, dërguar nga Mbrojtja Civile nuk janë të autorizuar për përdorim shëndetësor."

Filippo Anelli bëri thirrje që të pezullohet shpërndarja e tyre dhe të informohet çdo mjek apo strukturë që i ka pranuar./noa.al

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020