Transmetuar më 01-04-2020, 13:07

Të dhënat që përditësohen çdo ditë për të infektuarit dhe viktimat e virusit COVID-19 tregojnë shkallë të ndryshme vdekshmërie dhe ecurie të rasteve në vende të ndryshme të Europës.

Reila Bozdo, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, analizon shifrat që gjeni në fotogaleri dhe evidenton se në këto të dhëna ka diçka interesante që bie në sy: "Italia, Gjermania, Greqia, Turqia kanë 5-6% raste serioze. Franca ka 14% raste serioze. Belgjika 10%. Spanja 8%. UK 1%".

Sakaq Greqia, Italia, Turqia, kanë raport pothuajse 50% me 50% dhe 60% me 40% mes të shëruarve dhe të vdekurve" në totalin e rasteve të mbyllura.

Më tej ajo vë në dukje se Gjermania ka 95% të shëruar dhe 5% të vdekur. Ndryshe nga gjermanët, Anglia ka 7% të shëruar dhe 93% të vdekur. Franca dhe Belgjika kanë afërsisht 70% të shëruar dhe 30% të vdekur.

"Secili nga ne bën analizën e vet. Unë jam gjithmonë duke i vëzhguar këto shifra për të kuptuar suksesin e sistemit shëndetësor. Hipotezën e fillimit e kisha se Gjermania do të na tregonte vërtet nëse do ishte çështje virusi apo çështje sistemi", thotë Bozdo. /noa.al/