Serbia bllokon kamionët për Kosovën, Rama përplaset me Vuçiç
Transmetuar më 31-03-2020, 17:45

Prej 24 orësh, kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë!

Rama shkruan se linja e gjelbër s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.

Rama i kërkon Vuçiçit që të ngrejë traun duke dhënë një shebull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga koronavirusit.

Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.