Koronavirusi, Tare: Sezoni duhet të përfundojë në respekt të të vdekurve
Transmetuar më 31-03-2020, 16:46

Në pritje të një përgjigje se kur kampionati italian i futbollit Seria A, do të rinisë, Lazio mbetet e vendosur për rifillimin e sezonit.

“Sezoni duhet të përfundojë. Duhet të vazhdojë përpara edhe në respekt të të vdekurve dhe të gjithë tifozëve”, tha drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, për kanalin gjerman ‘Sport 1’.

Ai shtoi se koha nuk është pjekur ende për të vendosur anulimin, duke nënvizuar se teksa numri i të infektuarve në Itali po bie, anulimi do të ishte i padrejtë.

Për drejtuesin shqiptar bardhekaltër, anulimi do i shkatërronte klubet e futbollit.

“Në futbollin italian mbi 75% e klubeve financohen nëpërmjet të drejtave televizive dhe kjo gjë do të shkaktonte kolaps”, thotë Tare. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE