Britania e Madhe po përballet me kufizime të rrepta, por pavarësisht kësaj puna e familjes mbretërore vijon.
Nuk ka takime zyrtare të programuara, por vetëm mbledhje urgjente. Princi i kurorës William, bashkë me të shoqen Kate Middleton, janë duke punuar online.
Ata po qëndrojnë në rezidencën e tyre në Norfolk prej nga kryejnë angazhimet e ngarkuara, por William ka shprehur dëshirën për t’iu rikthyer pilotimit për tu përballur me çdo emergjencë.
Ai dëshiron të pilotojë me ambulancë ajrore, për të bërë pjesën e tij në luftën kundër koronavirusit.
Është kjo dëshira e shprehur prej tij, i cili për dy vite me radhë ka drejtuar East Anglian Air Ambulance, deri në vitin 2017.
Një burim tha për “The Sun” se princi ka ndërmend vërtetë që të bëhet i dobishëm në këtë periudhë, ndonëse deri më tani po e bën nëpërmjet izolimit. /a.y/noa.al