Transmetuar më 30-03-2020, 15:23

Princi Charles është lejuar të dalë nga vetë-izolimi pasi u shëruar nga koronavirusi. 71-vjeçari ka kaluar shtatë ditë në shtëpinë e tij në Skoci pasi shfaqi simptoma të lehta.

Bashkëshortja e Princit, dukesha e Cornwall, 72 vjeçe, u testua dhe rezultoi negative por do të qëndrojë në izolim deri në fund të javës.

Zyrtarë të pallatit mbretëror thonë se princi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po zbaton të gjitha rregullat.

"Clarence House ka konfirmuar sot se, pasi u këshillua me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit", tha zëdhënësi, raporton BBC.

Princi Charles i kaloi ditët e karantinës në shtëpinë e tij në Birkhall.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, kushdo që ka simptoma duhet të izolohet për shtatë ditë, ndërsa të gjithë që jetojnë në familjen e tyre duhet të izolohen për dy javë./a.m/noa.al