Transmetuar më 29-03-2020, 22:22

“Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit” kjo është një pjesë e falenderimit të përbashkët të ambasadave të huaja dhe ndërkombëtarëve në vendin tonë për sa i përket situatë së krijuar nga pandemia Covid-19”.

Ky është një mesazh i përbashkët nga Ambasada e SHBA-ve, e Zvicrës, e Italisë, e Suedisë e Anglisë, si dhe prezencës së Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe OSBE/ODHIR në vendin tonë.

Deklarata e përbashkët është publikuar edhe nga Ambasada Amerikane në rrjetet sociale ku shkruhet:

“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve.

Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat:

distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit”.