Transmetuar më 29-03-2020, 14:24

Shkencëtarët kanë identifikuar dy specie të reja të peshkaqenëve që jetojnë në thellësi, në perëndim të oqeanit Indian.

Njëri prej tyre është me dhëmbë dhe mustaqe, të cilat e ndihmojnë për të zbuluar gjahun.

Njihet si Pliotrema annae, i cili zbulua pasi u kap nga peshkatarët në Zanzibar, ndërsa specia tjetër e njohur si Pliotrema kajle me hundë të gjatë, i cili u kap në Madagaskar.

Asnjë nga dy speciet e para nuk janë identifikuar si agresive.

“Ne ishim duke kryer hulumtime të peshkaqenëve dhe rrezeve të tyre bashkë me peshkatarët dhe kuptuam që këto peshkaqenë nuk përkonin me speciet ekzistuese”, tha autori i studimit Andrew Temple, studiues në Universitetin e Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kemi zbuluar dy specie deri më tani dhe ato nuk janë të zakonshme. Kjo tregon se sa i  rëndësishëm është perëndimi i Oqeanit Indian sa i takon biodiversitetit”, tha Temple, raporton ‘Plos One”.

Këta peshkaqenë kanë një ndriçim në të jeshiltë në errësirë.

“Të dyja speciet janë në trajtë sharre dhe kanë dhëmbëza të mprehtë, ndaj po studiohen”, tha Simon Weigmann, një bashkautor i studimit, i Elasmobranch Research Laboratory në Hamburg, Germany

Këta peshkaqenë jetojnë me dietë peshku, krustacesh dhe kallamarësh, duke përdorur anët e turirit të dhëmbëzuar për të vrarë prenë e tyre.

Gjatësia e tyre shkon deri në 1.5 metër dhe forma e tyre argumentohet nga shkencëtarët si në përshtatje me natyrën. /a.y/noa.al