Transmetuar më 29-03-2020, 13:32

Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderon homologun Edi Rama, pasi këtë të shtunë 30 mjek dhe infermierë shqiptarë, shkuan në Itali për tu bashkuar me kolegët e tyre në betejën kundër koronavirusit.

Conte ka publikuar në profilin e tij në Facebook fjalën e Ramës, duke shkruar “Faleminderit”, shoqëruar edhe me flamurin shqiptar.

Mjekët dhe infermierët shqiptarë janë bashkuar me mjekët e spitalit të Bergamo, për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve.

Në Itali deri më tani numri total i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 92472, ndërsa i viktimave në 10023. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE