Transmetuar më 29-03-2020, 12:13

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikon një video me anë të së cilës denoncon se buxheti ka para, por nuk ka prioritet ndihmën për shqiptarët.

“Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën”, shkruan Bardhi.

Ai thotë se braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale dhe se sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Sipas tij, buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE