Transmetuar më 29-03-2020, 09:47

Në këto ditë të emergjencës së koronavirusit, festat janë të fundit që bien ndërmend.

Mirëpo ka nga ata që nuk heqin dorë nga momentet e bukura, edhe në kushte të tilla.

Mjekët epidemiologë amerikanë Jen Andonian dhe Matt Shearer, kishin caktuar datën e dasmës për në 20 mars.

Fluksi i punës dhe emergjenca në shtim, bën që ata ta shtyjnë datën, diçka që asnjë çift nuk e dëshiron.

Por pas kurrizit të tyre, kolegët e spitalit ku punonin, Boston’s Massachusetts General Hospital, i befasuan, duke i’u përgatitur një ceremoni martesore surprizë në spital.

Siç mund të shihni në pamje, të gjithë të pranishmit në ceremoninë e të premtes, ishin të veshur e maska dhe doreza, si dhe mundoheshin që të ruanin distancën.

Kjo distancë ama duket se vlejti për të ftuarit, pasi Jenn dhe Matt, nuk rezistuan pa e shkëmbyer puthjen tradicionale. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE