Transmetuar më 29-03-2020, 08:16

Në epiqendrën prej nga nisi pandemia e koronavirusit, në Wuhan të Kinës, kanë rinisur metrotë dhe jeta normale.

Por pikërisht këtë fundjavë është publikuar një investigim i gazetës financiare kineze ‘Caixin’, ku thuhet se vdekjet mund të kenë qenë shumë më shumë nga të deklaruarat.

Sipas të dhënave zyrtare në Wuhan vdekjet nga Covid-19 janë 2535.

Mirëpo shoferi i një kamioni tha për ‘Caixin’, se ka dorëzuar në morgun e Hankou 5 mijë qypa hiri në dy ditë.

Por siç shkruan gazeta, për të mos përhapur panik, qypat me hirin e trupave të djegur të viktimave do të shpërndahen me ritmin 500 në ditë, deri në 4 prill.

Ndërkohë në Wuhan ka shtatë morgje të tjera dhe nëse ndjekin të gjithë të njëjtin ritëm, flitet për 40 mijë viktima, hiri i të  cilëve do të shpërndahet brenda 10 ditëve.

Teksa është pyetur për numrin e kufomave në morgje, punonjësit nuk kanë dhënë një shifër, duke thënë se nuk janë të autorizuar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE