Transmetuar më 29-03-2020, 04:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se po mendon të vendosë shtetin e Nju Jorkut në karantinë, në një tentativë për të ulur përhapjen e koronavirusit.

“Po e mendojmë në këto momente për të vendosur karantinën në Nju Jork dhe kjo sepse është një zonë e kuqe”, tha Trump përpara gazetarëve.

Deri tani në këtë shtet raportohen mbi 52 mijë persona të prekur nga virusi dhe 728 viktima. Nju Jorku konsiderohet si shteti me më shumë persona të infektuar në Shtetet e Bashkuara.

Sipas presidentit Trump, me masat e reja, në karantinë mund të vendoset dhe Nju Xhersi dhe një pjesë e Konektikatit. “Ndoshta nuk duhet ta bëjmë këtë gjë, por ekziston mundësia që vendoset një karantinë, të paktën përkohësisht, për dy javë”, shtoi Trump.