Transmetuar më 29-03-2020, 01:39

Ashtu si çdo fund muaji mars, edhe këtë fund të shtune dhe fillim të diele të fundit të muajit bëhet ndryshimj i orës.

Duke nisur nga ora 02.00 e datëa 29 mars 2020, do të fillojë llogaritja verore e kohës, duke kaluar 60 minuta përpara.

Sipas këtij ndryshimi ora 02:00, akrepat do të kalojnë 60 minuta para duke shënuar orën 03:00.

Ky ndryshim ore për herë të parë i gjen njerëzit të kyçur në shtëpia nga frika e një pandemie që ka tmerruar botën, koronavirusi.

Me ndryshimin e orës dita do të jetë më e gjatë. Fillimisht do të errësohet pas orës 19.00 dhe brena prillit pas orës 20.00. Në maj dhe qershor do të errësohet në 21.00 kurse dita do të nisë herët në mëngjes duke arritur deri 18 orë ditë në 24 orë. /noa.al/