Transmetuar më 28-03-2020, 23:18

Rëndohet situata me koronavirusin në Spanjë pasi vetën 24 orët e fundit janë regjistruar 844 njerëz të vdekur.

Kjo shifër është shumë pranë me Italinë e cila sot shënoi 889 jetë të humbura. Në total Spanja regjistron deri sot 5.982 të vdekur.

Raportohet se 24 orët e fundit në Spanjë janë identifikuar edhe 7.513 persona të infektuar.  Ka shkuar 73.232 numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Bëhet e ditur se është arritur të shërohen deri sot 12.285 njerëz. /noa.al/