Transmetuar më 28-03-2020, 22:04

Asgjë e re nga fronti i koronavirusit në radhët e mjekëve shqiptarë. Edhe për ta, ilaçi më i mirë për të luftuar kundër koronavirusit nuk është një medikament në dollapët e farmacive spitalore, por qëndrimi i njerëzve mbyllur në shtëpi, pa afat.

Arben Ivanaj, është mjek në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Ai thotë se izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Duke folur sonte me Fax News, Dr. Ivanaj tha se “ilaçi” i vetëm deri tani është vetëm distancimi social, pasi vetëm kjo metodë është parë efikase deri tani. Këtë ai e përforcoi më shumë kur tha se edhe vendet më të zhvilluara se ne nuk kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë se izolimi. /a.k/noa.al/