Transmetuar më 28-03-2020, 21:43

Në Mbretërinë e Danimarkës, qeveria shpalli planin e ndihmës ekonomiko-financiare, duke vendosur të ndihmojë të gjithë qytetarët dhe bizneset në përpjekje për të zbutur sa më shumë pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Shuma që është akorduar është afro 6.5 miliardë euro, raporton noa.al duke cituar mediat daneze.

Raportohet se është vendosur që të paguhet nga 75 deri në 90 për qind e pagave të punonjësve nga shteti, për një periudhë tremujore.

Për më tepër, shteti do të paguajë qiratë e bizneseve që janë përfshirë nga kriza e koronavirusit.

E po ashtu shteti do të paguajë edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve në subjektet private ashtu si në ato shtetërore. /noa.al/