Transmetuar më 28-03-2020, 20:12

Ndërron jetë në moshën 14-vjeçare Christian Minchola një futbollist nga akademia e klubit të njohur spanjoll, Atletico Madrid, i cili u bë i njohur pasi shënoi 50 gola në  ndeshjet e 6 sezoneve të ekipit.

Vdekja e Christian Minchola, sulmuesi i ekipeve të moshave të “colchoneros”, është bërë e ditur nga një komunikatë zyrtare e klubit kryeqytetas.

“E tmerrshme ajo që ka ndodhur. Këto ditë kanë vdekur shumë njerëz për shkak të koronavirusit apo nga sëmundje të tjera.

Gjithashtu pamundësia për ta përcjellur në banesën e fundit ashtu siç duhet, të copëton zemrën. Kristian ishte vetëm 14 vjeç, jemi pranë famijes së tij,” ishin fjalët e Gil Marin, administratorit të Atletikos.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes së të riut./a.k/noa.al/