Transmetuar më 28-03-2020, 19:37

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka bërë të ditur këtë mbrëmje se Sanatoriumi është boshatisur dhe po organizohet për të pritur javën e ardhshme rastet e para me Covid-19.

Ai thotë se rastet e para me koronavirusin në Sanatorium do të vijnë vetëm kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv teksa disponon 190 shtretër në dy klinika.

“Po Sanatoriumi është zbrazur, pacientët tani do orientohen drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ku është krijuar një nga klinikat, një nga shefat do mbajë një grup mjekësh pneumologë.

190 shtretër në Sanatorium.  Në dijeninë time, një pjesë infermierë numri i mjekëve të prekur është 4-5, përqindja më e madhe e tyre e ka kaluar në rast asimptomatik, pra kollë të lehtë, temperaturë apo dhimbje muskujsh”, tha Arjan Mezini teksa ka folur në emisionin “Kjo Javë”,

Po ashtu Mezini sjell edhe shembullin e Gjermanisë duke thënë se po testohen shumë mjekë dhe infermierë që të ketë garanci dhe siguri në trajtimin e pacientë dhe luftimin e koronavirusit dhe ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë ta marrë parasysh këtë kërkesë.

Pneumologu thotë se koronavirus nuk ka dallim nga AH1N1 por vetëm se prej këtij të dytit tashmë popullata ka fituar imunitet.

“Absolutisht, kanë qenë në një kujdes më të veçantë duke pasur parasysh këtë virus. Sanatoriumi është mbyllur dhe do të kthehet në COVID-2 pas ezaurimit të vendeve tek spitali tjetër.

Shiko, duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me një virus të ri që organizmi jonë nuk ka memorie imunitare. Dhe shkakton probleme më shumë se një virus i mëparshëm.

Nëse do kishim trupa mbrojtëse nuk do ishte kaq agresiv dhe do kalonte si grip sezonal. Atëherë, po flas për komplikacionet, organi kryesor është mushkëria që goditet. Shfaqet me pneumoni virale, ndodh ajo që qeskat e trasha mbushen me lëng dhe bëhet e pamundur absorbimi i oksigjenit nga ku bëhet dhe shpërndarja e gjakut. Dhe mungesa e oksigjenit e fut në një stres organizmin.

Ne nuk jetojmë dot pa oksigjen. Mungesa e oksigjenit fut qelizat dhe indet në një proces të vështirë dhe organet kolapsojnë.

Pacientë që vuajnë nga mungesa e oksigjenit pësojnë infarkt nga kjo. Mushkëria gjendet në një mënyrë të papërgatitur dhe shkakton stres që çojnë në vdekje. Kemi dhe dëmtim të zemrës së djathtë që çon në kolaps të qarkullimit të gjakut.

Më lejo të shfrytëzoj diçka. Ka shumë diskutime, unë nuk jam epidemiolog por ndjek me zhvillim në Gjermani si një nga më të suksesshme. Aty po testohet gjërësisht në mënyrë kapilare dhe krijon pasqyrën. Por ajo që vë re unë, është psh që në Hamburg ka filluar dhe testimi i personelit shëndetësor si një nga më të prekurit. Pas prekjes fillojnë shfaqjen e trupave mbrojtëse. Duke pasur një pasqyrë të personelit shëndetësor atëherë ka një qetësi për trajtimin e pacientëve”, tha ai.