Transmetuar më 28-03-2020, 19:21

Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv.

Teksa linte spitalin, i riu është ndalur nga kamerat qeveritare dhe është regjistruar videomesazhi i mëposhtëm.

Djaloshi shpreh një varf falënderimesh për stafin mjekësor dhe autoritetet, teksa pohon që ia doli të dalë pa telashe nga infeksioni me koronavirus.

Këtë video e promovoi në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë, duke evidentuar "punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve…". /noa al/

Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv🙏🏼Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Samedi 28 mars 2020