Transmetuar më 28-03-2020, 13:26

Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rezulton pozitive në testin e koronavirusit edhe Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Lajmin e ka konfirmuar sot Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik e cila tha se të gjithë mund të infektohemi.

E pyetur nëse është e vërtetë që drejtoresha e operatorëve është pozitive me COVID-19, Bino është përgjigjur se: “Po është e vërtetë dhe nuk ka asnjë gjë, COVID-19 është sëmundje infektive, të gjithë mund të kemi kontakte e mund të infektohemi, e rëndësishme është të vetëizolohemi edhe në momente kur kemi kontakte e të marrim të gjitha masat e kontrollit.

Edhe për drejtoreshën është kryer e njëjta procedure si me të gjithë qytetarët, ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetëizoluar”.

Mirela Cami është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin./b.l/noa.al/