Transmetuar më 28-03-2020, 13:24

Një punonjëse ambulance ka shpërthyer në lot pasi të gjithë banorët e një lagje e kanë duartrokitur për punën e palodhshme që po bën me të infektuarit me koronavirus.

Tayla Porter nga Britania do të nisej për në spitalin ku punon kur u përball me duartrokitjet e njerëzve teksa shkonte për tek makina e saj.

Siç raporton e përditshmja britanike Daily Mail, ndihmës mjekja 22-vjeçare u surprizua dhe nuk arriti të përmbante lotët teksa nëna, babai dhe motra po e shihnin.

Pasi disa njerëz kishin postuar në forumin lokal të fshatit të familjes për t’u bashkuar me duartrokitjet për punonjësit e shëndetësisë në orën 8 të darkës, nëna Ali i tha fqinjëve që vajza do të linte punën në 4 të pasdites.

Përveç duartrokitjeve, Tayla gjeti edhe një kek të përgatitur në shtëpi sipër makinës së saj./a.m/noa.al