Transmetuar më 28-03-2020, 13:17

“Ky virus është si dora e fundit në lojën e pokerit, mund të fitosh dhe të shërohesh ose mund të humbasësh gjithçka, edhe jetën”,  thotë Francesco, avokati 49-vjeçar, pacenti i parë në Napoli i cili e kishte kontaktuar infeksionin 25 ditë më parë në Cotugno, dhe më në fund dje doli nga spitali dhe u krhye në shtëpi.

“Kjo është një luftë. Në spital u ndjeva si i burgosur i luftës. Për 25 ditë pashë njerëz që vuanin. Rreth 13 ditë kam qenë i vetëm, unë dhe aparatet e frymëmarrjes. Këtë eksperiencë nuk do tja uroja as armikut tim”, tha ai.

Duke folur për gazetarët e shumtë, Francesco  shtoi gjithashtu: “Uroj që të ketë qenë një ëndërr e keqe. Zgjohesh dhe e gjen veten në një botë tjetër. Shpresoj që kjo luftë do të përfundojë së shpejti për të gjithë”./b.l/noa.al/