Transmetuar më 28-03-2020, 13:00

Shitjet e vitaminës C janë trefishuar që prej shpërthimit të koronavirusit. Pasi u tha se vitamina C forcon imunitetin dhe ndikon tek mbrojtja nga Covid-19, britanikët nxituan që të boshatisnin raftet.

Kompanitë që shesin medikamentet thonë se ka patur një rritje të madhe të kërkesës së tyre.

Healthspan, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se shitjet ishin trefishuar në javën e kaluar, ndërsa kompania ‘Superdrug’ tha se ka patur një rritje të madhe të shitjeve, raporton Daily Mail.

Në rrjete sociale ka patur shumë reagime që frymëzojnë të tjerët të konsumojnë vitaminë C, ku ndonjëherë janë rekomanduar sasi në nivele të rrezikshme.

Mjekët në New York dhe Kinë po paralajmërojnë për efektet e dozave jashtëzakonisht të larta të vitaminës.

Njerëzit nuk duhet të marrin sasi të mëdha të vitaminës C sepse mund të përjetojnë diarre, të vjella, ngërçe dhe dhimbje koke. Vitamina C, e njohur edhe si acid askorbik, është një lëndë ushqyese thelbësore që funksionon si një antioksidant dhe forcon sistemin imunitar. Vitamina C natyrisht që është e bollshme në shumë fruta dhe perime./a.m/noaa.al