Transmetuar më 28-03-2020, 12:12

Vdekjet nga koronavirusi në Spanjë kanë arritur në 5,690, pasi u raportuan 832 viktima në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi mëngjesin e së shtunës se numri total i të infektuarve ka arritur në 72,285, raporton La Vanguardia.

Deri tani janë shëruar plotësisht 12.228 pacientë dhe 40,630 janë shtruar në spital.

Spanja është shteti i dytë më i prekur në Europë, i cili po regjistron shifra po aq tronditëse sa Italia./a.m/noa.al